Në Francë, 2 mijë e 800 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë gripale të shkaktuar nga virusi “H3N2” në stinën e dimrit.

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik të Francës në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, theksohet se në dy javët e fundit për shkak të gripit 25 mijë njerëz janë dyndur në shërbimet urgjencës së spitaleve dhe se 4 mijë e 370 njerëz janë shtruar në spital.

Në deklaratë theksohet se në të gjithë vendin 2 mijë e 800 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë gripale të shkaktuar nga virusi “H3N2”. Ndërkohë bëhet e ditur se 87 për qind e atyre që kanë humbur jetën janë persona në moshën 75 vjeç e më lart.

Po ashtu theksohet se vaksina ka qenë efektive në masën 21 për qind kundër virusit në fjalë. Rikujtohet se virusi “H3N2” në vitin 2015 ka shkaktuar humbjen e jetëve të 18 mijë njerëzve./Anadolu Agency/