Qeveria për të parandaluar ngjarjet e dhunshme në protestat e “jelekëve të verdhë” përgatiti projektligjin i cili parashikon dënime të ashpra ndaj protestuesve
Asambleja Kombëtare e Francës e ka miratuar projektligjin që përcakton dënime të ashpra kundër protestuesve.

Asambleja Kombëtare miratoi projektligjin pas votimit në Senat. Në votim, projektligji mori 210 vota “pro”, 115 “kundër” dhe 18 “abstenime”. Projektligji para se të hyjë në fuqi do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Francës.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner në një deklaratë ka mbrojtur idenë e tij se ky projektligj nuk është fillimi i praktikave arbitrare dhe se rikshikimi i tij nga Gjykata Kushtetuese do të eliminojë të gjitha dyshimet.

Qeveria për të parandaluar ngjarjet e dhunshme në protestat e “jelekëve të verdhë” përgatiti projektligjin i cili parashikon dënime të ashpra ndaj protestuesve.

Asambleja në muajin janar miratoi nenet që lejojnë dënimin me një vit burg dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh protestuesit që vendosin “maska” gjatë protestave dhe që u lejon guvernatorëve të ndalojnë pjesëmarrjen e personave që përbëjnë kërcënime në protesta.

Nëpërmjet projektligjit thuhet se do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që protestojnë pa marrë leje dhe që shkaktojnë ngjarje të dhunshme gjatë protestave. Po ashtu parashikohet që edhe kostoja e dëmit të shkaktuar në protesta të paguhet nga protestuesit ose ata që “aplikojnë dhunë”.

Me këtë projektiligj thuhet se qeveria do të ashpërsojë qëndrimin e saj kundër “jelekëve të verdhë”.

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç në një deklaratë ka thënë se ky projektligj nuk duhet të kufizojë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për tubim paqësor. “Unë u bëj thirrje qeverisë dhe parlamentarëve të shmangin këto kufizime dhe të respektojnë dialogun, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”, tha Mijatoviç.