Shumë e quajnë gjeni, ai është një artizan, marangoz dhe mbi të gjitha bletërritës. Ka mbi 4300 ndjekës në Facebook dhe 700 në Instgram, pasi 39-vjeçari francez që e quan veten avokat të vetive medicinale të kanabis dhe kërkon legalizimin e tij, trajnon bletët që të bëjnë mjaltë nga bima ‘çudibërëse’.

Ai shfaqet në rrjetet sociale me nofkën Nicolas Trainerbees. Për 20 vjet me radhë është marrë me rritjen e bletëve dhe siç pohon, i ka trajnuar ato për të bërë mjaltë nga pothuajse gjithçka.

“I kam trajnuar bletët të bëjnë shumë gjëra, si p.sh të mbledhin sheqer nga frutat në vend që të përdorin lulet”, shpjegon 39-vjeçari.

Nikolas e quan mjaltin e kanabisit të prodhuar nga bletët e tij ‘cannamjaltë’ nga një teknikë trajnimi përmes së cilës bletët mbledhin rrëshirën të cilën e përdorin më pas në zgjua.

Substanca që del është rezultati i punës së bletëve: “Unë i njoh benefitet e produkteve të bletëve si mjalti, Propolisi, poleni, dylli dhe qumështi i bletës dhe gjithashtu njoh edhe përfitimet e kanabisit”, shprehet 39-vjeçari, i cili vendosi t’i bashkonte të dyja të mirat në një.

“Cannamjalti ka aromë dhe ngjyrë lulesh, nuk tymoset dhe është i mirë për shëndetin”, shpjegon ai.

Loading...