Fronti për Maqedoni demokratike (FRODEM) me letër të hapur i është drejtuar Komunës së Butelit. FRODEM kërkon maturi për ta ruajtur bashkëjetesën në Butel dhe në gjithë territorin e Maqedonisë, transmeton Portalb.

Letra e plotë:

Duam t’u tregojmë disa aspekte nga veprimi i Komunës së Butelit për vendosjen e kryqit apo gurthemelit që shkaktoi tensione ndëretnike:

Komuna duhet të sigurojë kushte për bashkëjetesë duke pasur parasysh llojllojshmërinë e etnikumeve në nivel republikan. Duam t’u rikujtojmë se këto veprime dënohen me ligjin penal.

Si qytetar të Republikës së Maqedonisë dhe si Front për Maqedoni demokratike themi se në komuna ku ka komunitete të ndryshme, si në Butel, duhet të vendohen përmendore që bashkojnë qytetarët.

Puna jo e balancuar e udhëheqësisë së komunës Butel nuk duhet të mbulohet me aksione të njëanshme partiake.
Me këtë rast, në raport me rregulloren për qasje të lirë ndaj informacioneve me karakter publik të na mundësoni shqyrtim në procedurën për vënien e kryqit nga dokumenti i donatorit dhe çështjen e financimit të së njëjtës. Kjo për arsye se ka interes edhe nga donator tjerë për përmendore të ndryshme.