Mirë se erdhët në komunën e Pustecit. Kjo përshëndetje qëndron në hyrje të fshatit për të gjithë qëllimmirët të cilët kanë vendosur ti vizitojnë maqedonasit në Shqipëri. Edhe ekipi i Alsat M ishte në fshatin i cili me të vërtetë është i lënë pas dore, por që fsheh tregime që rrëfehen me vite e dekada.

Kur hymë në Pustec, menjëherë u dëgjua se në fshat kishin mbërritur gazetarë. Por, fshatarët ishin mikpritës dhe asnjëri nga banorët me të cilët bisedonim nuk ikte nga kamera e as nga pyetjet. Në këtë fshat ka rreth 1000 banorë, prej të cilëve 98% maqedonas. Të parin të cilin e takuam ishte Spiro. Ai edhe tre vite del në pension, kështu që mezi ia del të mbijetojë. Ai tërë jetën e tij e ka kaluar në Pustec, por ai voton edhe në Maqedoni. Para tre viteve i kanë dhënë letërnjoftim në Resnjë, ndërsa ka votuar në Kërçovë. Përse pikërisht atje, nuk dihet.

Spiro Markov
Gazetari: Votuat?
Votova
Gazetari: Për kë?
Për Gruevskin
Gazetari: Ishit në zgjedhjet vendore apo parlamentare?
Në vendore.
Gazetari: Kur? Në 2013-ën.
Në 2013-ën, atëherë kur votohej.
Gazetari: Ju jeni shtetas i Shqipërisë apo i Maqedonisë?
I Shqipërisë.
Gazetari: Si votuat? Si votuat atëherë në Maqedoni?
Nga ta di unë, ashtu maqedonasit kanë të drejtë të votojnë. Ashtu thanë.
Gazetari: Ju dhanë letërnjoftim?
Letërnjoftim, po, më dhanë letërnjoftim dhe votuam.
Gazetari: Kush ua dha?
Kush na dha, komuna e Resnjës.
Ju banor i cilit vend jeni? I Shkupit, i Resnjës, ku?
Në Kërçovë.
Gazetari: Po ku votuat?
Në Kërcovë.
Gazetari: Për herë të parë, atëherë ju dhanë letërnjoftim?
Të gjithë ata kanë letërnjoftime, ata që votojnë.
Gazetari: Po juve kush ua dha letërnjoftimin?
Atëherë. Kisha pasaportë maqedonase, më herët që ma kishin nxjerrë. Letërnjoftime pas 2-3 viteve nxorëm.

Edhe adashi i tij Spiro Tanasij ka votuar në zgjedhjet vendore para tre viteve. Por ai nuk është transferuar askund. Edhe ai letërnjoftim ka marrë në Resnjë ku dhe ka votuar.

Spiro Tanasij
Ne votuam për partinë e cila na mbështet. Për VMRO-në.
Gazetari: Në cilin qytet?
Në Resnjë.
Gazetari: Kur ua dhanë letërnjoftimin?
Atëherë përpara votimit.
Gazetari: Atje në Resnjë?
Në Resnjë.
Gazetari: Kush ua dha?
Ata nga e brendshmja që japin.
Gazetari: Nga MPB?
Nga MPB.

<iframe width=”675″ height=”388″ src=”https://www.youtube.com/embed/MYGihU6iizI” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Fshatarët e Pustecit u bënë qytetarë të Shkupit gjatë zgjedhjeve vendore. Pjesa më e madhe e tyre votonin në komunën Qendër. Banorët që vinin nga vendi ku koha sikur të jetë ndalur, vendosnin për pamjen e re të metropolit të Maqedonisë. Për të gjithë ata, përveç kryetarit Edmond Temelko dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, politikanë të tjerë sikur nuk ekzistojnë fare. Fjala e Temelkos është e pa prekshme, ndërsa Gruevski për ta është patrioti më i madh.

Pando Pandov
Gazetari: Për kë votuat?
Për Gruevskin.
Gazetari: Përse për Gruevskin?
Pse për kë?
Gazetari: Për dikë tjetër.
Për Cërvenkovskin?
Ne di dimë dhe i njohim, kemi punuar. I njohim edhe Cërvenkovskin edhe të tjerët.
Gazetari: Dhe kush është më i miri?
Më i miri më duket mua Gruevski.
Gazetari: Çfarë ka bërë Gruevski për njerëzit në Pustec?
Asgjë, por tjetri a ka bërë? Asgjë nuk ka. Por nuk duhet tjetri.
Gazetari: Për kë votuan?
Për Nikollën. Votuan për Nikolla Gruevskin.
Gazetari: Kush iu tregoi?
Kush u tregoi. Kryetari i komunës, kush tjetër.
Gazetari:Kush ju dërgon? Me autobusë iu dërgojnë?
Me autobus. Edhe nga këtu me maune nga Shqipëria.
Gazetari: Dhe nga këtu ju dërgojnë me autobusë në Kërçovë. Dhe?
Edhe na kthejnë.

Ndërsa kur i pyetëm se si jetojnë të gjithë ankoheshin.

Derisa filmonin nëpër fshat arriti edhe kryetari Temelko. Në vend që të na përshëndesë dhe si nikoqir i mirë të na dëshirojë mirëseardhje, ai me nevrikosje na u vërsul me akuza dhe filloi përleshja.

Nuk na dha deklaratë, por shoqërim. Gjatë tërë kohës pas nesh nëpër fshat silleshin tre makina të cilat ndiqnin ç’do hap që e bënim. Edhe pse njëri nga fshatarët na ftoi në kafe në shtëpinë e tij dhe tha se do të na tregojë edhe letërnjoftimin e Maqedonisë, megjithatë u bë e qartë se mirëseardhje në Pustec nuk ka për secilin. Njerëzit në makina qartë na thanë, largohuni. U larguam pa një përshëndetje për rrugë të mbarë.

 

Loading...