Kanë filluar metodat dhe format propaganduese të ulëta të përdoren ndaj oponentëve politikë. Një gjë ditëve të fundit është duke u përdorur ndaj drejtorit të portalit maqedonas “Plusinfo” Branko Geroski, profesorit Lubomir Fërckoskit dhe liderit të LSDM Zoran Zaev.
Në këtë material propagandues origjina e të cilit akoma nuk dihet, thuhet se këta tre personalitetet publike po kërkojnë “federalizimin e Maqedonisë”, por nuk ka ndonjë logo apo nënshkrim se nga kush është porositur.