Futbollistët janë të njohur për tqë dashurat e bukura që kanë, madje shumë prej tyre kanë zgjedhur për të pasur në krah “Miss”-e të vërteta. ja një klasifikimi i femrave më të bukura përkrah futbollistëve të njohur. (Klikoni mbi foto per t’i zmadhuar)

artetaMikel Arteta dhe Lorena Bernal

Bernal u kurorëzua ‘Miss Spanja’ si 17-vjeçare, por ishte shumë e re që të konkurronte për ‘Miss Bota’, prandaj konkurroi në ‘Miss Universe’, ku ishte finaliste. Çifti u martua në vitin 2010.

tomasrosickyTomas Rosicky dhe Radka Kocurova

Kocurova ishte përcjellësja e parë e ‘Miss Republika Çeke’ në vitin 2002. Ajo u martua me Rosickyn në vitin 2014.

jamieoharaJamie O’Hara dhe Danielle Lloyd

Lloyd u kurorëzua ‘Miss Anglia’ në vitin 2004 dhe shkoi për të konkurruar për ‘Miss Bota’, para se të shpallej ‘Miss Britania e Madhe’ në vitin 2006. Ajo ka qenë në lidhje me Teddy Sheringham, Marcus Bent dhe Jermain Defoe, para se të martohej me O’Haran në vitin 2012. Çifti u shkurorëzua në vitin 2014.

germaindefoeJermain Defoe dhe Imogen Thomas

Thomas u shpall ‘Miss Uellsi’ në vitin 2003 dhe ka konkurruar për ‘Miss Bota’. Gjatë kohës sa ishte në lidhje me Defoe, ajo ka pasur romanca edhe me lojtarë të tjerë.

georgebestGeorge Best dhe Mary Stavin

Stavin e fitoi kurorën e ‘Miss Bota’ në vitin 1977, ndërsa për një kohë ishte në lidhje me Best, me të cilin ka xhiruar edhe një video për ushtrime.

costacurtaAlessandro Costacurta dhe Martina Colombari

Colombari ka qenë më e bukura e Italisë në vitin 1991 si 16-vjeçare, asokohe ishte fituesja më e re. Bukuroshja u martua me ish-mbrojtësin e Milanit në vitin 2004.

buffonGianluigi Buffon dhe Alena Seredova

Seredova ishte përcjellësja e parë e ‘Miss Republika Çeke’ në vitin 1998, para se të zinte vendin e katërt në ‘Miss Bota’. Çifti u njoftua në vitin 2005 dhe u martuan në vitin 2011. Ata u ndanë në vitin 2014.

davidebombardiniDavide Bombardini dhe Giorgia Palmas
Palmas ka qenë përcjellësja e parë e ‘Miss Bota’ në vitin 2000. Çifti u fejua në vitin 2004, por e ndërprenë romancën në vitin 2011, pa u martuar.

ivicamornarIvica Mornar dhe Fani Capalija

Capalija ka qenë përcjellësja e parë e ‘Miss Kroacia’, ‘Miss Evropa’ dhe ‘Miss Bota’ në vitet e nëntëdhjeta, para se të martohej me futbollistin që ka luajtur për Sevillan dhe Portsmouthin. Ata u ndanë në vitin 2004.

gylfiGylfi Sigurdsson dhe Alecandrea Ivarsdottir

Ivarsdottir u shpall ‘Miss Islanda’ në vitin 2008 dhe ishte gjysmëfinaliste në ‘Miss Bota’ po të njëjtin vit, ndërsa ishte shpallur ‘Miss Bota Sport’. Ajo është në lidhje me Sigurdsson nga viti 2010, kur u njoftuan në Kampionatin Botëror.