Ai nuk u lejua të shkonte tek Barcelona, sepse nuk ia ka lejuar mamaja Sylvie, kur ishte 15 vjeç. Ai hodhi poshtë edhe një ofertë nga klubi i “Premier League”, Newcastle United. Për atë diskutojnë dhe dy pjesëmarrës në Kampionatin Evropian, Zvicra dhe Shqipëria. Fjala është për Albian Ajetin (18 vjeç, kontratë deri në vitin 2020), i FC Augsburg, që erdhi nga FC Basel.

“Ka qenë gjithmonë qëllimi im për të luajtur në një kampionat të madh. Unë shoh shanset e mia këtu te FC Augsburg, më të mëdha se në Angli. Dua të përmirësohem nga ana sportive, jo financiarisht”, – e ka justifikuar sulmuesi zgjedhjen e tij. Dhe Augsburg mund të gëzohet. Lojtari i U-21 të ekipit kombëtar të Zvicrës vjen nga një familje futbolli: Babai Afrim ishte një ish-portier i Jugosllavisë, vëllai Arlindi luan te Frosinone në Itali, Seria A, vëllai binjak, Adonis, luan te Basel.

Idhulli i tij është sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez (28 vjeç). “Vetëm se unë nuk kafshoj,” – kërkon të sqarohet në këtë pikë Albian Ajeti. FSHF-ja dëshiron ta rrëmbeje sulmuesin, ngaqë Ajeti ka një shtetësi të dyfishtë. Ai, gjithashtu, mund të jetë gati për pjesëmarrje në Europian: “Në fakt, unë do të doja ta shtyja vendimin deri në fund të sezonit, por federatat do të donin që në javët e ardhshme të kenë qartësi. Unë mund t’i këndoj të dy himnet kombëtare.” /telesport.al/

Loading...