Përfaqësuesja e Maqedonisë në futall ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 3-2, në ndeshjen parakualifikuese, e cila ishte një betejë për vendin e parë në grup, ndërsa edhe kuqezinjtë janë kualifikuar për në raundin eliminator, si i dyti në grup. Ndeshja u luajtë në sallën e vogël sportive “Jane Sandanski” në Shkup.

Maqedonia e para erdhi në epërsi me golin e Ziberit në sekondën e 14-të, megjithatë Shqipëria bëri përmbysje në rezultat me golat e Rexhepajt në minutën e 05:08 dhe Kaca në minutën e 12:09. Në finish të pjesës së parë u përjashtua Seferi pas startit ndaj Alimit.

Në pjesën e dytë, kuqeverdhët luajtën më mirë dhe shpejtë përmbysën rezultatin në minutën e 23:33 përmes Ziberit për 2:2, kurse Ismaili më pas në minutën e 24:38 solli përmbysjen në 3-2.

Kështu Maqedonia siguroi vendin  e parë në grupin “C”.

Vlenë të theksohet se, pas përfundimit të takimit pati tensione dhe tollovi në terren. Për Maqedoninë u aktivizuan katër shqiptarë:Ismaili, Ziberi, Seferi dhe Agushi, kurse në pankinë ishte edhe ndihmëstrajneri Gazmend Hiseini. Në stafin mjekësor qe Mexhait Bajrami.

Tani Maqedonia do të luaj kualifikime kundër Ukrainës, Kosovës dhe Sllovenisë, në turneun që do të zhvillohet në Ukrainë, kurse Shqipëria do të luaj kundër Kazakistanit, Rumanisë dhe Hollandës, për kampionatin botëror në futsall që do të zhvillohet në Lituani në vitin 2020./lajm

Loading...