Në një video të postuar nga një shikues, mund të dëgjohen qartë fyerjet që i janë drejtuar futbollistit të Liverpoolit, Mohamed Salah, nga një tifoz vendas.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në stadiumin e Londrës, gjatë ndeshjes së Premier Ligës në mes West Ham United dhe Liverpool (1-1), shkruajnë mediat angleze, përcjell Shtegu.com. Përderisa Mohamed Salah ishte duke u përgatitur për të ekzekutuar një gjuajtje nga këndi për Reds, ai ishte ofenduar nga një spektator i afërt, me fyerje raciste.

Në një video të postuar në Tëitter nga një tifoz fqinj, mund të dëgjohen qartë fyerjet e një tifozi të ëest Ham, duke bërtitur: “Insh’Allah f …… muslim! F …… muslim c …! F … off! “Në gjuhën shqipe:” Insh’Allah shkërdh ….. mysliman! Shkërdh …… myslimanë!

Në video shihet se si Mo Salah e kthen kokën në këtë drejtim. Duke marrë parasysh distancën e vogël midis rreshtit të spektatorëve dhe lojtarit, mund të imagjinojmë se egjiptiani dëgjoi fyerjet.

Personi që postoi këtë video, një farë Sadat Yazdani, videon e tij e shoqëroi me këto fjalë: “Unë shkova në takimin West Ham – Liverpool dhe u tmerruar nga ajo që dëgjova. Tifozë të tillë nuk meritojnë të kenë një vend në shoqërinë tonë. Lëreni ndeshjen e futbollit mënjanë”, përcjell Shtegu.com.
Edhe stjuartët i kanë dëgjuar këto ofendime. Dhe nëse po, ata kanë mundur ta dallojnë personin që i thoshte ato. Nëse është kështu, West Ham United dhe Federata angleze e futbollit (FA) mund ta padisin atë person./shtegu.com