Tregu i makinave sa vjen dhe shtohet çdo ditë me produkte të reja. Viti 2018 ishte nje vit i suksesshëm për disa kompani pasi patën një bum të madh shitjesh.

Grupi Volksëagen renditet i pari në shitjen e automjeteve për vititn 2018. Kompania gjermane arriti të shiste plot 10.83 milionë automjete në mbarë botën.

Në vendin e dytë rënditet kompania lider e Japonisë Toyota. Toyota ka arritur të shistë plot 10.59 milion automjete në vitin që lamë pas.

Në vend të tretë renditet Nissan me 5.65 milionë shitje, e cila së bashku me partnerët Renault dhe Mitsubishi arrijnë në kuotën e 10.75 milionë makinave të shitura në 12 muajt.

Bilancet e fundit evidentojnë konkurrencën e ashpër për pozicionin e parë në klasifikimin botëror, pas një dominimi total që zgjati 70 vjet nga kompania amerikane General Motors, pushtet që u thye në vititn 2008 nga Toyota.

Në 2018 Nissan duket se është përballur me vështirësi, të cilat kanë ndikuar në një rënie prej 2.8% të blerjeve, por në kompensim partnerët e saj Renault dhe dhe Mitsubishi kanë regjistruar rezultate mjaft positive me +3.2% dhe 18.3% më tepër, duke bërë që grupi të shënojë një rritje të shitjeve me 1.4%.