Lëvizja Besa krahu i Afrim Gashit, është për ndryshimet kushtetuese. Nga atje thonë se kërkojnë nga mediat që dy deputetët nga krahu i tjetër i Besës, t’i shënojnë me emra.

“Tani, kur roli kryesorë i deputetëve janë ndryshimet kushtetuese, dhe dy deputetë, të cilët erdhën nga një parti tjetër në Lëvizjen Besa, e kundërshtojnë këtë proces. U kërkojmë mediave të kuptojnë këto dallime dhe sa herë që duhet të informojnë për qëndrimin “kundër” të atyre deputetëve, t’i përmendin ata me emrat e tyre personal ose me fraksionin që ata përfaqësojnë”, tha Gashi.

Ai edhe njëherë konfirmoi se Lëvizja Besa me tre deputetët e saj qëndron fortë pas zbatimit të ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimit të vendit në NATO.

Loading...