Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka zbuluar planin e tij për ta ndalur sulmuesin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldon, duke thënë se do ta arrijë këtë përmes organizimit të ekipit dhe karakteristikave individuale të lojtarëve të tij.

 

Këtë gjë ai do të tentojë ta bëjë ndeshjen finale të Superkupës së Italisë, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:30 në Arabi Saudite, stadiumin King Abdullah Sports City.

 

Portugezi është duke e dëshmuar veten mjaft mirë në Serie A dhe deri më tani e kryeson garën për Këpucën e Artë të Italisë, me gjithsej 14 gola të shënuara, vetëm një më shumë se Krzysztof Piateku i Genoas.

 

“Me organizim të ekipit, karakteristika të lojtarëve individualë brenda zonës së tij. Gjatë gjashtë apo shtatë vjetëve të fundit, Ronaldo është bërë një lojtar i mrekullueshëm. Kur unë luaja kundër tij, ai bënte “show”, ka thënë Gattuso.

 

 

“Tani, ai nuk po e bën këtë gjë. Ai bën gjithçka tani në mënyrë të furishme dhe bën gjithçka që të jetë më efektiv, për ta ndaluar kundërshtarin. Ai bëhet edhe më i mirë me kalimin e kohës. Ai dëshiron të shënojë dhe dëshiron të të shkaktojë probleme”.

 

“Ai ka ndryshuar shumë gjatë shtatë vjetëve të fundit, tani ai është një makinë e përsosur. Sa më i vjetër që bëhet, aq më shpejt vrapon. Ai duket si një djalosh pa moshë. Këtu e kupton se çfarë lloj lojtari është ai”.

Loading...