Një gazetar izraelit është plagosur aksidentalisht me thikë gjatë një kronike, në kohën që po mundohej të tregonte rezistencën e një jeleku mbrojtës.

Eitam Lachover po xhironte një reportazh mbi një kompani që prodhonte veshjet në fjalë kur iu kërkua ta provonte vetë efikasitetin e jelekut, por gjërat nuk shkuan mirë.

Thika e penetroi jelekun, duke e plagosur lehtë gazetarin. Yaniv Montakyo, zëvendëspresidenti i kompanisë që prodhon këtë jelek, i tha televizionit izraelit “Channel 2” se ai e nguli thikën në një zonë ku nuk kishte material mbrojtës.

Vetëm disa momente para se të bënte provën, Montakyo i ishte drejtuar gazetarit me këto fjalë: “Nuk ke pse ke frikë. Kemi shumë besim në produktin tonë. Ky jelek mund të të mbrojë nga thika shumë më të forta se kjo që kam unë. A mundem? Mos ki frikë”.

https://www.youtube.com/watch?v=8d-png8qHLo