Përveç stërvitjeve të zakonshme, skuadra e Genc Kalemler nga Gostivari, që garon në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll-grupi i perëndimit, gjatë kësaj jave do të zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese.

 

Ditën e enjte (ora 14:00 me orën e Maqedonisë Veriore) është caktuar miqësorja me FK Serikli Belediyespor, kurse më 21 shkurt me FK Drobak nga Norvegjia.

 

Genc Kalemler pritet të kthehet në Gostivar aty nga java e fundit e muajit shkurt.

Sezoni pranveror në Ligën e dytë në futboll-Perëndim do të fillojë më 9 mars.