“Kur serbët pohojnë se janë krejtësisht të pafajshëm, ata shprehin racizmin e tyre në skajshmëri”. (Andre Glyksman).

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Vështruar në retrospektivën historike, që nga shekulli XII, kur serbët për herë të parë shpërfaqen në Kosovë, politika, diplomacia dhe historia serbe karakterizohet kryesisht nga tri shtylla kryesore: 1) Racizmi, 2) Nacionalshovinizmi dhe 3) Gënjeshtra.
Këto janë elementet përkufizuese të përmbajtjes regresive, negative, retrograde, primitive, antihumane dhe anticivilizuese të psikologjisë politike, etnocentriste dhe kishtare të çdo regjimi shtetëror të Serbisë së Madhe (XII-XXI).Tash, kur lidershipi kosovar me Hashim Thaçin në krye përmes Dialogut të Brukselit (2011-2019) veriun e Kosovës (jo vetëm Mitrovicën veriore, siç po prononcohet presidenti para opinionit publik) e ka “hedhur në pazar” gjoja për ta “shkëmbyer” me Preshevën për ta arritur ndonjë kompromis politik, me qëllim që Serbia, Rusia dhe Kombet e Bashkuara ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, politika, propaganda dhe diplomacia e qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe janë hedhur në ofensivë, duke gënjyer, shpifur, manipuluar dhe mashtruar opinionin serb, ballkanik, evropian dhe ndërkombëtar se territorin e sotshëm të Kosovës prej “10.908 mijë kilometra katrorësh” (me kufij artificialë administrativë sipas Kushtetutës së RSFJ-së së vitit 1974), Titoja ia “pasksha dhuruar “ shqiptarëve !?
Ja se si këtë gënjeshtër shpifëse e jusitifikon ultrancionalisti i SRS-së së Aleksandar Vuçiq (dikur sekretar i Përgjithshëm i kësaj Partie Radikale Serbe të kriminelit famëkeq Vojislav Sheshel), i cili sot me përkrahjen e Evropës demokratike, është bërë president aktual i Serbisë: “ Josip Broz Tito qysh në vitin 1946 i ka zgjeruar kufijtë e krahinës jugore serbe në dëm të Serbisë qendrore, duke iu dhënë shqiptarëve plus 15 komuna të reja krahas 15 komunave ekzistuese që kishin formuar më parë. Në këtë mënyrë Tito e ka dyfishuar madhësinë e territorit të Kosovës.”!?

Çfarë naiviteti ky, edhe nëse kjo ka ndodhur, territori nuk është dyfishuar, por është rritur numri i komunave prej 15 në 30 sosh. Mirëpo, edhe kjo shpifje dhe gënjeshtër nuk janë të sakta, sepse Kosova si krahinë autonome e Serbisë dhe Jugosllavisë (1945-1974) nuk ka pasur 15 e as 30, por vetëm 22 komuna.

Titoja, Kosovën ia fali Serbisë !

Pra, Josip B. Tito nuk u ka falur shqiptarëve asnjë pëllëmbë të territorit të Serbisë ( qoftë veriore, qendrore apo jugore), por ka bërë të kundërtën gjithë territorin e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës shqiptare ua ka dhuruar Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë (1945-1990). Kjo është e vërteta, o rrenca, o shpifës, o hipokritë, o hegjemonistë, o kolonailistë dhe gjenocidistë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike (XII-XXI).
Prandaj, as në kohën e Titos, as të Rankoviqit, as të Slobodan Kërcunit-Peneziqit, as të Vojin Llukiqit (kokat e OZN-ës, përkatësisht të UDB-së serbo-jugosllave për shpërnguljen, për terrorizimin dhe për shfarosjen e shqiptarëve nga Kosova, të cilët më 1956 organizuan aksionin e grumbullimit të armëve nga shqiptarët, duke i plagosur, duke i vrarë, duke i arrestuar dhe duke i burgosur nëpër kazamatet famëkeqe të Jusgollavisë, siç ishin Nishi, Sremska Mitrovica, Nova Gradishka, Maribori dhe Goli Otok)) e as të Slobodan Milosheviqit e as të Aleksandar Vuçiqit, shtimi i numrit të komunave në Kosovë nuk është bërë për të “zmadhuar territorin” e as për t’i populluar me shqiptarë në dëm të “territorit qendror” të Serbisë, por është bërë për ndryshimin e strukturës demografike të shqiptarëve (spastrimit etnik të shqiptarëve, duke i shpërngulur me forcë dhe me terror mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës në Turqi, me qëllim të serbizimit (të shtimit të numrit të kolonistëve serbë dhe malazezë) të territorit të Kosovës shqiptare.
, e sa më shumë kolonistë serbë e malazezë), këtë strategji të spatrimit etnik të shqiptarëve, e gjejmë Ky ishte qëllimi dhe strategjia e dikurushme e shtimit të numrit të komunave në Kosovë ( sa më pak shqiptarë edhe sot me “Planin famëkeq” të Marti Ahtisarit, sipas të cilit edhe fshatrat etnikisht të pastra serbe janë shndërruar në “komuna” siç janë: Zveçani, Zubin Potoku, Graçanica, Shtërpce, Parteshi, Rani Llug, Fushë Kosova, Novo Bërdo, Kllokot. Kjo është e vërteta e dhimbshme e Kosovës dhe e shqiptarëve, JO gënjeshtra dhe shpifja e politikës dhe e propagandës shtetërore-kishtare e Serbisë gjenocidale, se gjoja Titoja “iu paska dhuruar shqiptarëve pjesë të territorit të Serbisë qendrore, duke shtuar numrin e “komunave prej 15 në 30 sosh” !?
Kjo është më shumë se gënjeshtër dhe më shumë se idiotizëm i politikës dhe i propagandës antishqiptare të Serbisë, që me shekuj (XII-XXI) është në funksion të luftës së saj aneksioniste, hegjemoniste, militariste, eksansioniste, kolonialiste dhe gjenocidale të gllabërimit të territoreve të Shqipërisë Etnike dhe të shafrosjes së shqiptarëve si kombi më lashtë në Evropë.
Ky kurs strategjik konzistent dhe i pandryshuar i Serbisë ndaj etnikumit shqiptar në Ballkan nuk premton kurrfarë arritje të ndonjë “marrëveshjeje historike” në Bruksel mes palëe negociuse kosovare-serbe në Bruksel (2019).
Përkundrazi, na apostrofon për keq, se tërë bota mund të ndryshojë, por Serbia dot jo, sepse atë (për fatkeqësinë dhe për tragjedinë e serbëve dhe të Ballkanit) e ka themeluar dhe e drejton kisha politike retrograde serbomadhe dhe gjenocidale. –Paltforma strategjike e së cilës, që nga periudha e car Dushanit (XII)e, edhe sot në shekullin XXI, është në fokus të spastrimit etnik-gjenocidit ndaj shqiptarëve nga territoret indigjene të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Këtë e ka dëshmuar edhe gjenocidi i fundit i Serbisë në Kosovës, i cili është bërë nën flamurin dhe dhe me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe (1989-1999), jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kroaci, edhe në Bosnjë (1990-1995). Për këto tri gjenocide, tanimë e di gjithë bota. Për këtë arsye, Serbia u bombardua nga Amerika dhe nga aleatët e saj evro-perëndimorë-NATO ( 24 Mars – 12 Qershor 1999).