Genta Ismajli ndonëse vitin e kaluar nuk qe tejet aktive me projekte muzikore, ajo vazhdoi të jetë prezente në koncerte para fansave të saj.

Së fundmi ajo ka performuar në Amerikë, derisa momente nga ky koncert ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram.

Si gjithmonë, me lëvizje siç di vetëm Genta, ajo duket atraktive duke vallëzuar para atyre që e pëlqejnë këngën e saj.

E, në video duket edhe reperi Gashi, i cili po ashtu ka performuar në të njëjtin koncert.