Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj ka vazhduar përgatitjet për botërorin e hendbollit. Këta në kuadër të këtyre përgatitjeve sonte në Shkup do të luajë ndeshje kontrolluese me Serbinë. Vëmendja e plotë është për qëndruar tek ndeshja e parë e botërorit me Japoninë.

Për ne ajo ndeshje me Japoninë është shumë e rëndësishme. është mirë që botërorin ta nisin me fitore dhe kjo një rëndësi të posaçme për ti ruajtur gjasat për rrethin e dytë. Jam i mendimit se duhet të përqendrohem tek ajo ndeshje, për më vonë do mendojmë më mirë. -thotë Goce Georgievski, hendbollist i Maqedonisë

Maqedonia në botërorin e hendbollit që nis më 10 janar është në grup të njëjtë me kampionin evropian Spanjën, Japoninë, Kroacinë, Islandën dhe Bahreinin. Vetëm tri përfaqësueset më të mira shkojnë në raundin e dytë.

Loading...