Marina dhe Luana Vjollca nuk e kanë ndërmend të lëshojnë frontin e femrave më të komentuara në mediat rozë, shkruan Kosovarja.

Emrat e tyre janë mediatizuar aq shumë, saqë rrallë kush tanimë nuk i njeh.

Madje, Marina zgjodhi për burrë reperin kosovar Getoar Selimin, të cilët ia kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Por,një gjë që vërehet dukshëm është se Geti ka raporte të mira edhe me familjen e Marinës.

Shpesh poston foto me familjarët e saj, bile shfaqet edhe i lumtur përkrah tyre.

E, pikërisht për këtë ka një gjë që na është bërë halë në sy.  Geti në foto me Marinën del i mërrolur e në foto me Luanën del i buzëqeshur.

E bënë qëllimisht apo thjesht janë foto çasti??./Kosova