Ejup Berisha

Urime e Gëzuar Ditën e mësuesit e nderuara dhe e respektuara mësuese B.B nga f.sh Sim i G.V-së. E nderuara mësuese të uroj fat shëndet suksese dhe punë të palodhëshme sepse vërtetë puna e jote dhe e mësuesve të tjerë është shumë e lodhshme dhe e mundimshme dhe me plot sfida. E nderuara mësuese B.B të lutem mos kurse punë dhe mund sepse kjo është kohë e mësimit e leximit dhe e aftësimit të fëmijëve dhe të rinjve për të tashmen turbulente dhe shumë konkurruese si dhe për të ardhmen me shumë të panjohura dhe ndoshta edhe më të vështirë për brezat e ardhëshëm. E nderuara mësuese B.B me dituritë tua dhe largpamësinë tënde të lutem krijo kushte që nxënësit e tu të komunikojnë lirshëm me tërë botën në gjuhën anglishte. Gjithashtu të lutem lute ndonjë kolegë tëndin që ti mësojë nxënësit shqiptar që të krijojnë ndonjë produkt të vlefshëm dhe të domosdoshëm që do të ishte shumë i nevojshëm dhe do të përdorej anekënd botës ashtu siç i ndjeri Steve Jobs e krijoi I-phone. Ndonjë tjetër kolegu sygjeroj që të aftësojë nxënës që të krijojnë ndonjë makinë me bukuri dhe me shumë cilësi të përafërt me makinat tanimë të njohura botërore Mercedes.Audi,BMW apo Volvo. Mësuese e dashur B.B gjithashtu të lutem që të diskutoni ju mësuesit mes vete që disa prej nxënësve tuaj të mund ti aftësoni që të prodhojnë ndonjë makinë për fluturime në qiell apo pse jo edhe në hënë. Çfar të keqe ka që një ditë të informohemi që ndonjë Arben,Genc apo Bleron të aftësohet e të ngjitet në hënë. Mësuese e nderuar B:B të lutem mos kurseni asgjë e krijoni mundësi dhe kushte që shqiptarët e shekullit 21 të mos jenë si ata të shekujve të mëparshëm. Duhet të vijë ajo koha e domosdoshme që ne si komb të bëhemi të zhvilluar e të përparuar me qëllim që të jemi përkrah por edhe konkurrues me krijimtarinë tonë përballë kombeve të mëdha dhe të zhvilluara të botës. E kjo mësuese e nderuar arrihet me punë me angazhim dhe me mund shumë të madh. Le të përpiqemi të gjithë dhe ju garantoj se sukseset nuk do të na mungojnë. E dashura mësuese B.B nga f.sh S i G.V-së ty dhe kolegëve të tu në Maqedoni,Kosovë,Shqipëri,Preshevë dhe Çamëri ju uroj 7 marsin ditën e mësueses dhe mësuesit. Me porosinë e mençur dhe shumë largpamëse të të madhit Naim Frashëri Punë punë natë e ditë jo vetëm që të shohim por edhe të krijojmë dritë.