Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka publikuar listën e futbollistëve të tij.
Kombëtarja U-19 do të zhvillojë një minifazë stërvitore, të kombinuar me disa ndeshje miqësore gjatë grumbullimit në kompleksin “Tropikal”, në Durrës.
Sa i përket listës së Kombëtares U-19, me trajner Nevil Dede, bie në sy prania e gjashtë lojtarëve nga Shkëndija e Tetovës.

Mbrojtësit: Neshat Murati, Amir Rexhepi, Imran Fetai dhe mesfushorët Atdhe Mazari, Ron Sinani dhe Genc Gashi.