Autoritetet në shtetin perëndimor të Meksikës, Colima raportojnë se kanë gjetur 50 trupa të tjerë në varre të fshehta, vetëm një javë pasi u zbuluan 19 kufoma në atë zonë.

Prokurori i shtetit Colima thotë se trupat u gjetën shumë afër zonës ku u gjetën varret e para javën e kaluar. Ndërsa kanë nisur përpjekjet për identifikimin e trupave. Sipas autoriteteve disa prej trupave janë varrosur të paktën 5 vite më parë.