Sot në mëngjes është gjetur një vajzë e vdekur afër Shkupit. Rastin e ka konfirmuar edhe policia, shkruan dosie.mk. Trupi i pajetë i vajzës është gjetur në vendin e ashtuquajtur “Stacioni i fundit i autobusit numër 22”, në fshatin Vollkovë. Burime policore kanë thënë se sipas informacioneve të para, në trupin e vajzës nuk janë gjetur gjurmë nga dhuna, transmeton Gazeta Lajm. Poashtu, rezultatet e para të hetimeve flasin se vajza a pasur probleme shëndetësore.
Informacion përfundimtar lidhur me vdekjen e vajzës do të japë prokuroria, pas obduksionit eventual. Në MPB për momentin nuk japin më tepër detaje zyrtare.