Nuk është vetëm Torina e Lipjanit me substanca natyrore, që dyshohet se është gaz që ka dalë mbi sipërfaqen e tokës. Diçka e tillë është lajmëruar edhe në të Hanit të Elezit, disa metra larg Komunës së Lipjanit.Në këtë vend, kanë mbetur ende mbeturinat e natës nga koha e Ish-Jugosllavisë.Madje, një ditë më parë, gjatë hapjes së një pusi në shkollën fillore “Dardania”, bashkë më ujin ka dalë edhe nafta.

Përgjatë punimeve për hapjen e një bunari për ujë këtë shkollë fillore të Hanit të Elezit, së bashku me ujin ka dalë edhe nafta.

Por, nëse në Torinë të Lipjanit, substanca natyrore, që banorët thonë është gaz dhe mjaft interesant, në Han të Elezit kjo nuk është.

Kështu thotë i pari i Komunës. Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, në një prononcim për Express ka thënë se nafta që del nuk është diçka e jashtëzakonshme dhe banorët janë mësuar më këtë. Sipas tij, kjo lidhet me rezervat që dikur sistemi i Jugosllavisë i ka pas në këtë anë.

“Nafta që ka dal në atë pjesë lidhet me 4 rezervat e naftës që janë nga koha e Jugosllavisë. Besohet që kanë qenë miliona litra naftë. Tani kanë mbetur mbetjet e naftës dhe në atë pjesë shumë herë del ose erë e naftës, ose nafta”, ka thënë ai.

Sipas Sumës shumë herë kur banorët kanë tentuar në atë pjesë të hapin bunar të ujit ka dalë naftë dhe ata kanë tentuar ta djegin atë.

“Nafta që ka dalë në atë pjesë, disa punëtorë edhe e kanë marrë për ta dërguar në laborator për verifikim”, ka thënë Suma.

Edhe kësaj here, shihen disa punëtorë duke e marrë naftë e që kishte dalë nga toka.

Por a përbën rrezik kjo naftë për banorët? Sipas kryetarit kjo nuk është fare e rrezikshme dhe nuk ekziston rreziku i shpërthimit./Express/

1