Pas 5 ditëve raportohet se është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit, Gëzim Seitallarit që u mbyt në liqenin e Pogradecit.

Mësohet se kanë qënë dallgët e forta që e kanë nxjerrë në breg të liqenit.

Polumbarët nuk kanë mundur të bënin kërkime as ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave shumë të ulta të liqenit.

Kujtojmë se viktima ishte deklaruar i zhdukur nga ana e familjarëve, të cilët kishin humbur kontaktet me të, ndërsa më herët ishte gjetur dhe varka e përmbysur.