Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë të thata.

MË 09.03.2019 e shtunë, nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të kryhen punë ndërtimore gjatë vendosjes së sinjalizimeve induktive për numërimin e automjeteve në Autostradë A1, pjesa Smokvicë – Miravci për çka do të ketë regjim të përkohshëm në komunikacion.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM apelon deri tek pjesëmarrësit në komunikacion për lëvizje të kujdesshme në këtë pjesë, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit për shkak të fillimit dhe ndërmarrjes së aktiviteteve ndërtimore.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019.

Aksi rrugor R2332 Ohër-Resnj, përmes parkut nacional Galiçica (lidhet me Doganën R1307 – A3 dhe R1301 – Trpejc), nga 15.11.2018 deri 01.04.2019 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

G.P Ilinden – Strugë njofton se me 16.02.2019 (të shtunën) për shkak të kryerjes i punëve ndërtimore në rrugë, drejtimi rajonal rrugor R1208 Ohër – Strugë, në pjesën F.Podmole deri Evrohotel – Strugë, do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve deri në mbarimin e punëve ndërtimore. Në vet vendin është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.

Më 08.02.2019 në drejtimin A4 Shkup Petrovec dhe anasjelltas, më saktësisht në nyjen rrugore Petrovec, është kryer ndryshim afatgjatë i regjimit të komunikacionit në atë mënyrë që është mbyllur përfundimi i autostradës Shkup – Veles, që çon drejt f.Petrovec, ndërsa gjendet para lagjes Petrovec dhe i njëjti është vendosur pas lagjes Petrovec. Nga drejtimi rrugor Veles – Shkup përjashtimi për f.Petrovec është vendosur para lagjes Petrovec, ndërsa është i mbyllur përjashtimi që gjendet pas lagjes Petrovec.

Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore, komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me Miratimin për regjimin kohor të komunikacionit edhe atë në:

-pikën pagesore Rramanli në periudhën nga 15.09.2018 deri më 14.03.2019.
-pika pagesore Gradsko në periudhën nga 01.11.2018 deri më 01.04.2019.

LAMM i paralajmëron vozitësit të kenë kujdes dhe tu përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimet e sapo vendosura në komunikacion.

Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshimin e përkohshëm të regjimit të komunikacionit në magjistralen A2, aksi Kërçovë – Ohër (Mallareka – Sllavej) nga 10.08.2018 vendosi ndryshim të përkohshëm të komunikacionit, me devijime (kalimin nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Nga 21.05.2018 filloi ndërtimi i rrugës së shpejtë A4, Shtip – Radovish, qarkorja Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km 28+560) në bazë të Marrëveshjes nr.1 001-EBRD/17./MIA/