Gruaja e Stojançe Angelov, Jasminka duhet të paguaj gjobë prej 600 euro për një status në Facebook. Ajo është gjobitur pasi ka shkruar në Facebook ‘qyqe’ (kukavica) për policin që nuk u shfaq në seancë gjyqësore në Maqedoni.

‘Në vend që të dënojnë policin i cili në mënyrë tynzare e goditi, gjyqi i dha një gjobë prej 600 eurove gruas sime për një status në Facebook’ thotë kryetari i partisë Dostoinstvo, Stojançe Angelov.

Statusi ishte transmetuar nga një portal në gjuhën maqedone dhe gjykatësi Dragan Nikolovski e gjobiti Jasminka Angelova me arsyetim se ka shkruar shkrim autorial me fjalë ofenduese. Jasminka Angelova thotë se ai ka qenë vetëm status që e kanë transmetuar portalet.

Përndryshe, në protestat e opozitës në maj të vitit të kaluar Jasminka Angelova ka qenë e goditur nga polici Zdravko Ançevski, kundër të cilit ka ngritur padi penale personale.