Persona të panjohur kanë gjuajtur një qendër azili në Ofenbah, në perëndim të Gjermanisë ku një banor është lënduar lehtë.

Në komunikatën e policisë gjermane thuhet se tani për tani nuk dihet kush është përgjegjës për këtë incident që ka ndodhur sot në mëngjes e po ashtu nuk dihet motivi i këtij sulmi, transmeton agjencia Asociated Press.

Sipas Policisë rreth orës 2 e 30 janë shkrepur disa fishekë në dritaren e një ndërtese në qytetin Drajeh me ç’rast një plumb ka goditur një azilkërkues derisa flinte.

Ai menjëherë është dërguar në spital.

Vitin e kaluar në Gjermani kanë arritur rreth një milion refugjatë.