Përfaqësues të BDI-së dhe mediumet e afërta me këtë parti po dezinformojnë shqiptarët e Maqedonisë se gjoja është zyrtarizuar gjuha shqipe, paralajmërojnë ekspertët. Sa për të ditur realitetin, gjuha shqipe në Maqedoni jo që nuk është zyrtarizuar, por ende nuk ka nivelin zyrtar që parashihte kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974. Këto dezinformata mund t’u kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve në disa komuna të Maqedonisë, ku janë nën 20 për qind. Për përdorim eventual zyrtar të shqipes në këto komuna, ata mund të gjobiten. Prandaj duhet të kenë kujdes, sepse nëse ndodh të gjobiten, gjobat nuk do tua paguajë as BDI-ja, e as mediumet e afërta me BDI-në, që po shkruajnë se gjuha shqipe është zyrtarizuar.
Ja për cilat komuna bëhet fjalë:
Veles
Prilep
Krushevë
Manastir
Disa komunat Shkupit-Gazi Babë, Karposh, Qendër, Zelenikovë…
Mavrovë