Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim për portierin Alban Hoxha, i cili rreth 2 muaj më parë, u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të pijane.

Portieri i Partizanit është dënuar me 3 muaj burg, për akuzën “drejtimi i automjetit në gjendje të parregullt”.

Alban Hoxha nuk do të kryejë dënimin me burg, pasi u konvertua me 80 orë punë të detyruar.

Kujtojmë se Hoxha e ka konsideruar ngjarjen e ndodhur si gabim. Madje edhe drejtuesit e klubit të Partizanit e dënuan atë, dhe vendosën që Hoxha të mos luajë në derbin kundër Tiranës

Loading...