Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër vazhdon më 6 shkurt, pasi që në seancën e sotme u nxorën dëshmi materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale publike.

Në fillim të gjykimit, mbrojtja kërkoi që gjykata të mos i pranojë dëshmitë sepse pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pa numër arkivor dhe të verifikuara.

Gjykata propozoi që të vazhdohet me seancë, ndërsa mbrojtja në gjykimin e fundit të parashtrojë ankesë.

Prokurori publik Gavril Bubevski prezantoi edhe dy audio bisedime. Në njërën nga “bombat” në bisedën nga 1.6.2013 mes Mile Janakieskit dhe Nikolla Gruevskit u dëgjua si ish-kryeministri i thotë Janakieskit “të premten kryetari Zhernovski të japë disa shuplaka” në çka Janakieski i thotë se mund të realizohet kjo dhe se do të organizojë protestë.

Nga ana tjetër xhirimi nga 13.10.2013 mes Orce Kamçevit dhe Mile Janakieskit, Kamçev interesohet për gjendjen me Planet detajore urbanistike (PDU) në komunë.

Për dhunën para godinës së Komunës më 10 qershor të vitit 2013, kanë të akuzuar më shumë persona, mes tyre ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe ish-këshilltari i Komunës së Gazi Babës, Aleksandar Trajkovski dhe tetë persona të tjerë.

Ata ngarkohen për.nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës në qershor të vitit 2013. Në gjykimin e deritanishëm për këtë lëndë,  fajin e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht, ndërkaq. Për të akuzuarin Dimçe Kërstev, megjithatë, udhëhiqet procedurë e ndarë. .