Një bebe 11 muajshe është djegur në shporet ku e kanë vendosur gjyshi dhe gjyshja pasi janë dehur me alkool, deri sa nëna e bebes nuk ka qenë në shtëpi.
Njëzetvjeçarja Viktorija Sagalakov djalin e saj me emër Maksim e ka lënë ta ruajnë prindërit e saj në qytetin Kakasij, Rusi.
Sipas policisë, gjyshi 47 vjeçar e ka vendosur beben në shporet pasi ka pirë alkool. Një anëtar tjetër i familjes ka marrë vesh që fëmija është djegur dhe e ka thirrë policinë, e cila ka arrestuar menjëherë gjyshin dhe gjyshen 42 vjeçare.
Një fqinj ka thënë se gjyshi ka pi raki “votka” deri sa ka qenë jashtë, e kur është kthyer në shtëpi, e ka hedhur beben në shporetin e drunjve. Gjyshit dhe gjyshes u kanoset burg i përjetshëm.

Nëna Viktorija në rrjetet sociale ka shkruar një porosi emotive për djalin e saj: “Prehu në paqe, i dashuri im. Dhimbja ime nuk zvogëlohet asnjë minutë. Si do të jetoj me faktin që nuk je me mua. Nuk mundem të të përqafoj. Të lutem eja më shih së paku një sekondë. Eja të më shohësh në ëndërr”.