Portali Goal.com ka zgjedhur portierin e Bayern Munich, Manuel Neuer, si më të mirin e sezonit.

29-vjeçari doli ne vendin e pare, duke marre mbi 4500 vota nga lexuesit e ketij portali te rendesishem sportiv. Ai ka lënë pas portieret Jack Butland dhe Keylor Navas, që dolën në vendin e dyte e te trete.

Neuer ka luajtur 11 ndeshje pa pesuar gol në Bundesligë kete sezon. Nderkohe, ai ka pesuar vetëm 8 gola në 17 ndeshje te luajtura ne kampionatin gjerman.