Fundjavën që vjen fillon sezoni pranveror në ligën e dytë të Maqedonisë Veriore në futboll, në të dyja ligat.

Gobleni dhe Korabi ndeshjen e tyre të javës së 15-të në grupin e perëndimit do ta zhvillojnë në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.

Kjo do të thotë se Gobleni rikthehet të luaj para shikuesve të tij, pasi në sezonin vjeshtorë shumicën e ndeshjeve i ka zhvilluar në stadiumin e Maxharit në Shkup.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga trajneri i Goblenit, Florim Ymeri, i cili në llogarinë e tij në facebook informoi dhe në të njëjtën kohë ftoi futbolldashësit kumanovar që të dielën të përkrahin skuadrën e tyre për të shënuar fitoren e parë në Kumanovë.

Ndeshja me Korabin luhet të dielën dhe fillon në ora 14:00.

Në renditjen tabelore, Gobleni është i parafundit me 14 pikë, kurse Korabi i gjashti me 18 pikë, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara./lajm