Skuadra e ligës së dytë-perëndim, FC Goblen nga Kumanova, ka festuar ditëlindjen e trajnerit të portierëve, Afrim Latifi, i cili sot mbush 54 vjet.

Skuadra kishte përgatitur një surprizë për ditëlindjen e tij, duke i servuar tortën e ditëlindjes. Ky moment i veçant është shfrytëzuar për një fotografi të përbashkët, e cila do të mbetet si një kujtim i bukur.
Afrim Latifi gjatë karrierës së tij ka mbrojtur për Kumanovën dhe Bashkimin, duke lënë gjurmë si një prej portierëve më legjendar në futbollin kumanovar dhe jo vetëm. Urime Afo.