Gobleni i Kumanovës, në vazhdën e përgatitjeve për sezonin pranveror në Ligën e dytë-perëndim, do të vazhdojë me ndeshje miqësore.

Drejtuesit e klubit kanë arritur që të organizojnë ndeshje kontrolluese me kampionin aktual dhe lider në elitën e futbollit, Shkëndija nga Tetova.

Gobleni po vazhdon me përgatitje intensive, ndërsa nga dita në ditë futbollistët po arrijnë të marrin formën e duhur.

Gobleni para pak kohësh është kthyer nga Durrësi ku zhvilloi fazën e dytë përgatitore, ndërkohë që zhvilluan edhe disa ndeshje kontrolluese.

Ndeshja kundër Shkëndijës do të zhvillohet në Reçicë me fillim prej orës 15:00.