Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Kukësi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Valdet Ramën, ish-mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, i cili ka firmosur kontratën me skuadrën verilindore të vlefshme deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit.

Meritorë për sjelljen e Ramës te Kukësi është Nderim Nexhipi, drejtori spotiv i kuksianëve.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje. Kujtojmë që Valdet Rama ka luajtur 15 ndeshje me fanellën kuqezi, duke shënuar 3 gola.

Loading...