Reperi, Gold AG disa ditë ka qëndruar në Arabinë Saudite.
Ai së fundmi ka shkuar në vendin e shenjtë për religjionin islam, Medine, për të kryer Umrën.

Nga atje, reperi ka publikuar një sërë imazhesh në të cilat teksa falet dhe lutet për njerëzit e tij më të dashur.

Poashtu, Ariani në foton e fundit të ndarë me ndjekësit tregon se i ka shkruar edhe një letër babait të ndjerë.

“I madhi zot e din sa m’ka marrë malli, O veç një here me të pa bre, këta sy me i çmallë, Për çdo namaz bre babë po bëj dua, me u taku në xhenet e kurrë mos me u nda”, janë fjalët prekëse të Gold AG

Loading...