Skuadra e Gostivarit do të zhvillojë ndeshje miqësore të mërkurën (27 shkurt) ora 15:00 në Recicë të Tetovës

Shkëndija e Tetovës do të jetë kundërshtari i tyre, skuadra që është kampion i Maqedonisë dhe lider i ligës së parë.

Lajmi për aranzhimin e kësaj miqësore është bërë i ditur në faqen zyrtare të KF Gostivari në facebook.

Para ca ditësh Gostivari fitoi miqësoren ndaj Vardar Forinës me rezultat 4-2, me golat që realizuan Jasir Selmani, Bashkim Lama, Lavdrim Skenderi dhe Rustem Ramadani.

Sezonin vjeshtor në LDFM-perëndim, Gostivari e përfundoi në vendin e pestë me 19 pikë./lajm