Pas tubimit të fundit të opozitës në Kosovë, në muret e qyteteve të ndryshme kosovare kanë nisur të shfaqen disa grafiti, që kanë nisur të shqetësojnë politikën e këtij vendi.

Disa prej tyre janë cilësuar si ofenduese dhe seksiste.

Në qendër të tyre janë politikanët kryesorë kosovarë.

Por të tilla grafiti kanë nisur të shfaqen edhe në Tiranë, të përgatitur nga i njëjti grup që sulmoi kryeministrin Edi Rama me vezë.

Grupi, me anëtarë edhe nga Kosova, ka përgatitur një grafiti ku duken Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta më automatikë në dorë.

Aktivistja Bora Mema bën këtë shpjegim:

“Aktivistët Klodi Leka, Stavro Çina, Isa Myzyraj dhe Albina Ruko janë arrestuar në rrugën Myslym Shyri gjatë aksionit së Organizatës Politike për 21 Janar dhe po mbahen në komisariatin 3 në rrugën Mine Peza pa asnjë shpjegim ligjor. Aksioni konsistonte në pikturimin e një grafiti të fytyrave të urryera Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama me automatikë në dorë. 21 Janari nuk është vetëm data kur vrau Sali Berisha për hajdutërinë e Ilir Metës dhe burracakërinë e Edi Ramës. Më gjerësisht, ajo data e të gjithë të varfërve që vriten dhe gjymtohen nga politikat e agresionit klasor kundër të pamundurve. 21 Janar ka kur një kryefamiljar vret veten se qeveria e Edi Ramës i pret dritat, kur një burrë a grua e zë korrenti teksa mundohet t’u sjellë fëmijëve dritën e hequr nga OSHEE se nuk ka me se ta paguajë energjinë, kur një shitës rruge zhytet në depresion se polici bashkiak e zë me shkelma, kur një student bie pre e depresionit dhe kriminalizohet se qeveria rrit tarifat universitare. Prandaj parulla, për të cilën aktivistët u arrestuan si në diktaturë se shprehën publikisht kontestimin e tyre, ishte: 21 Janar ka përditë!”