Sindikata kërkon një rritje të pagave në 22 euro për orë apo 22.8 dollarë për stafin e sigurisë në aeroportet gjermane.

Stafi i sigurisë në aeroportet Tegel dhe Schönefeld të Berlinit ka ndërmarrë një grevë që zgjati 4 orë ditën e hënë, gjë që solli anulimin dhe vonesa të fluturimeve në kryeqytetin gjerman.

Sipas sindikatës tregtare më të madhe në Gjermani, Verdi, stafi u largua nga puna për të paralajmëruar Shoqatën Federale të Kompanive të Sigurisë së Aviacionit.

Greva shkaktoi anulimin e 55 fluturimeve dhe shkaktoi vonesa. Tegel dhe Schönefeld kishin paralajmëruar për ndërprerje të mëdha dhe i bënë thirrje pasagjerëve ditën e hënë që të kontaktojnë linjat ajrore për të kontrolluar statusin e fluturimeve, transmeton ‘Scan’.

Vendimi i sindikatës erdhi pasi Shoqata dha një ofertë të papërshtatshme në negociatat për rritjen e pagave për 23,000 punonjës të sigurisë në aeroporte në të gjithë Gjermaninë, përpara Krishtlindjeve.

Sindikata kërkon një rritje të pagave në 22 euro për orë apo 22.8 dollarë për stafin e sigurisë në aeroportet gjermane, përcjell albinfo.ch.

Një punëtor në kontrollin e pasagjerëve në një prej dy aeroportet e Berlinit fiton aktualisht 17.12 euro për orë. Negociatat e radhës mes sindikatës dhe shoqatës së aviacionit janë planifikuar më 23 janar.

Loading...