Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ftoi ish partnerin e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE-në që të zbatojë Ligjin e gjuhëve. Gjatë një komunikimi me mediat, Grubi tha se edhe tabela me emrin e partisë VMRO-DPMNE, duhet të bëhet në dy gjuhë.

“Të gjitha institucionet në vend duhet të respektojnë Ligjin. Presidenti i paligjshëm që është në largim ka vetëm edhe dy muaj në zyrën e tij. Sa për sqarim, ai ka për detyrim ligjor të nënshkruaj vetëm shpalljen e Ligjit, ndërsa vetë Ligji e nënshkruan kryetari i Kuvendit. Ne mendojmë se Ivanovi dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të ngrihen dhe të jenë të parët që do të shkruajn para selisë së tyre VMRO-DPMNE dhe në gjuhën shqipe”, tha Grubi.