Nuk është vetëm Mile Janakievski, por janë dy ish ministra të qeverisë VMRO-BDI që janë rrahur sot nga një pjesëtr i Grupit të Kumanovës në burgun e Shutkës në SHkup. Televizioni Telma ka njoftuar se me lëndime ka përfunduar edhe ish ministri për punë dhe politikë sociale, Spiro Ristovski, deri sa ka tentuar t’i dalë në krah Janakievskit.

Mile Janakievski ka marrë lëndime në kokë dhe në dorë dhe është transferuar në spitalin ushtarak, transmeton Gazeta Lajm, kurse Spiro Ristovski është vendosur në stacionarin e burgut me lëndime në hundë dhe në arkadë.

Rastin e kanë konfirmuar bashkëshortet e tyre. Në bazë të asaj që kanë dëgjuar, fillimisht është sulmuar Janakievski, kurse Ristovski ka dashur t’i ndihmojë.