MUHAMED HALILI

Ky tetë janar shënoi 25 vjetorin e fillimit të parlamentit shumëpartiak në Maqedoni dhe njëkohësisht edhe po aq vjetorin e Grupit parlamentar PPD-PDP ose realisht thënë Grupin parlamentar shqiptar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ata që janë bashkëkohanik të kësaj epoke dhe këtyre ngjarjeve e dinë se ky ishte grupi i parë parlamentar shqiptar në regjion, i dalur nga zgjedhjet e para shumëpartike sepse në Shqipëri valët demokratike ishin të vonuara në krahasim me shtetet tjera të lindjes, Kosova nuk e njihte sovranitetin e Jugosllavisë së cunguar dhe e kishte nisur rrugëtimin drejt protektoratit ndërkombëtar e më vonë pavarësisë ndërsa Lugina e Preshevës edhe atëherë ishte në pozitën që është edhe sot.

Vala e lëvizjeve demokratike në Evropën Juglindore filluar me Lëvizjen sindikaliste « Solidarnosc » në Poloni  udhëhequr nga Lech Walesa i përfshiu vendet fqinje  më vonë si Çekosllovakinë me  ngjarjet e udhëhequra nga shkrimtari i njohur Vaclav Havel, pastaj kësaj « tornado » demokratike nuk i shpëtuan as shtetet tjera të Evropës Juglindore.

Në Maqedoni këto valë arritën diku para fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe karakteristika e tyre nuk ishte fryma revolucionare për të bërë ndryshime dhe për të ikur nga sistemi i ndërtuar socialist por fryma e debatit teorik me kërkimin e mundësive për zbatimin praktik të një sistemi të ardhëshëm i cili duhej ndërtuar në bazë të parimeve të pluralizmit politik.

Këtë debat e inicoi vetë Kryesia e Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë dhe kryetari i saj Petar Goshev dhe profesori i Fakultetit juridik në Shkup, atëherë funksionar i lartë në kierarkinë e LKM-së. Debati e mbante moton : »Mundësitë e transformimit të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë ». E gjithë kjo rezultoi me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike e pluraliste në Maqedoni dhe formimin e partisë së parë shqiptare në këtë vend,  Partisë për Prosperitet Demokratik dhe pak më vonë edhe Partisë Demokratike Popullore.

Themelimi i PPD-së dhe më vonë edhe i PDP-së erdhën si rezultat i një përvuajtjeje politike, ekonomike, sociale e kulturore në të cilën gjindej populli shqiptar në ish Federatën jugosllave . « Disiplinimi politik » i shqiptarëve në Jugosllavi filloi me suprimimin e Kuvendit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit dhe shkatrimi i të gjitha institucioneve politike dhe shpalljes së një llojë të shterrethimit në Kosovë.

Në Maqedoni, si reflektim i asaj që u aplikua në Kosovë, kishte filluar dhe zbatohej një gjenocid arsimor, kulturor e ekonomik ndaj shqiptarëve të cilët do të duhej të tregojnë « lojalitetin » ndaj shtetit dhe pushtetit maqedonas si : mbyllja e shkollave shqipe dhe krijimi i paraleleve mësimore etnikisht të përziera ku mësimi zhvillohej vetëm maqedonisht, ndërprerja e lidhjeve kulturore me institucionet e Shqipërisë, rrëzimi i mureve të larta më tepër se një metër, shlyerja e toponimisë shqipe dhe aplikimi i toponimisë sllave, përjashtimi i arsimtarëve shqiptarë nga procesi mësimor si dhe ndalimi i pagëzimit të foshnjave shqiptare me emra kombëtarë shqiptarë.

Vatra të rezistencës shqiptare ndaj këtij gjenocidi etno-kulturor atëbotë ishin institucionet e arsimit dhe kulturës anembanë vendit por në veçanti rezistenca fillimisht filloi në Shkollën « Liria »-Shkup, në « Flaka e vëllazërimit » në gjimnazin e Tetovës në gjimnazin e Kumanovës, Strugës e Kërçovës dhe shkollat tjera të mesme.

Shprehjet e hapura të revoltit u bënë nëpërmjet demonstratave (1968,81) të nxënësve dhe popullatës dhe parakalimi i njohur i haraqinasve nëpër rrugët e Shkupit  me kufomë mbi supe.

Në këtë gjendje , me këtë revoltë të akumuluar në shpirt shqiptarët e Maqedonisë e pritën me ngazëllim shpalljen e Ibrahim Rugovës se e themelon një lëvizje politike që ai e pagëzoi Lidhja Demokratike e Kosovës e cila mbase ishte lëvizja e parë demokratike në Federatën jugosllave.

Edhe pse nuk ka kaluar një distance e madhe kohore dhe gati të gjithë aktorët që kontribuan në themelimin e PPD-së janë gjallë dhe aktivë në jetën shoqërore e politike, shumë personalitete mëtojnë që veten e tyre ta venë në ballë të formimit të kësaj lëvizjeje kombëtare politike shqiptare. Madje disa , në mungesë të informacioneve të sakta, plasojnë edhe të pavërteta se kinse PPD-ja është themeluar me instruksionet e LDK-së së Rugovës dhe se ka vepruar si « degë » e LDK-së në Maqedoni (Gëzim Ostreni, 2014).

Fakti që PPD-ja ka qenë anëtare aktive e Këshillit koordinues të partive shqiptare në ish Jugosllavi dhe kryetari i saj Nevzat Halili të ketë qenë nënkryetar i Këshillit, ka pasë të bëjë me koordinimin politik  brendashqiptar në kohën kur paralajmërohej fillimi i shkatrimit të federatës jugosllave.

E vërteta e vetme është se  nismëtarëve të parë për nismën për të konsultuar  establishmentin politik në Kosovë rreth organizimit të shqiptarëve të Maqedonisë në subjekte politike shqiptare  zotërinjëve Mithat Emini,Havzi Mehmeti dhe Miftar Zyberi (në konsultime me të  ndjerin Fehmi Agani, Ali Aliun e të tjerë) u është thënë se  nisur nga realiteti se jetojmë në republika të ndryshme shqiptarët e Maqedonisë duhet të kenë subjektin e tyre politik dhe jo degë të LDK-së. Këta aktivistë kanë qenë bërthama fillestare e organizimit politik dhe më pas janë bashkangjitur edhe aktivistë tjerë që e kanë përbërë Këshillin nismëtar për themelimin e partisë i cili këshill fillimisht tubohej në Tetovë, për të vazhduar në Bogovinë ku bashkangjiten edhe aktivistë të tjerë, të bëjë përpjekje për tu zgjëruar fillimisht në Shkup pastaj Strugë, Dibër,Gostivar, Kumanovë e gjetiu dhe më në fund të themelohet në fshatin Xhepçisht të Tetovës.

Në  zgjedhjet e para parlamentare shumëpartiake në Maqedoni shqiptarët nëpërmjet të  Partisë për Prosperitet Demokratik me  17 deputetë të listës vetanake, 5 deputetë  të koalicionit me Partinë Demokratike Popullore dhe 1 deputetë i PDP-së u përfqsuan me gjithsejt 23 deputetë të grupit parlamentar PPD-PDP në Kuvendin e Maqedonisë.

Këtij suksesi i parapriu vullneti i fortë i shqiptarëve të Maqedonisë më në fund të kenë lëvizjen e tyre politike e cila do ti mbështesë e promovojë të drejtat e tyre ekonomike, politike, kulturore, arsimore e fetare. Natyrisht se rezultati do të ishte shumë më i  dobët poqese diaspora shqiptare të mos e  tregojë atë gatishmëri të paparë deri më atëherë të organizimit të saj të vijë të votojë në vendbaimet e tyre të përherëshme.

Ky numër  do të ishte edhe më i madh sikur sistemi zgjedhor i shumicës (mazhoritar) të mos ishte i padrejtë ndaj shqiptarëve sepse krijoi pabarazi në zgjedhje me krijimin e njësive zgjedhore në vendbanimet shqiptare të pabarabarta numerikisht me njësitë zgjedhore maqedonase kështu ndodhi që për një deputet maqedonas u nevojitën rreth 4-8 mijë votues ndërsa për një deputet shqiptar në mesatare u nevojitën  prej 8000  deri më 18 mijë zgjedhës.

Formimi i Partisë për Prosperitet Demokratik ishte një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e shqiptarëve të Maqedonisë pasi kësaj partie iu bashkangjiten shumica absolute e shqiptarëve në Maqedoni edhe shpresat për rikthimin e të drejtave të grabitura nga pushtetmbajtësit maqedonas ishin të mëdha.

Partia për Prosperitet Demokratik fillimin e saj e pati si parti e qytetarëve të barabartë shqiptarë, maqedonas, turq, vllehë dhe në shtrirjen e saj horizontale e vertikale ka patur funksionarë partiakë edhe të etnikumeve tjera siç ishte rasti me nënkryetarin e saj, pastaj nënkryetarin e Bashkësisë së degëve në Shkup, etj.,  nisur nga përcaktimet politike, por edhe nga shkaku kryesor se atëherë ligji për themelimin e partive politike nuk lejonte krijimin e partive etnike. Nënkryetari Apostollovski, avokat i njohur me profesion, atëherë nuk ka luajtur ndonjë rol të përcaktimit të platformës politike përveç se ka pasur rol simbolik të përfaqsimit etnik dhe fill pas themelimit u detyrua të jep dorëhjekje nga presioni i madh i mediumeve dhe opinionit publik maqedonas.

Ai dorëhjekjen e tij e arsyeton se e ka bërë menjëherë pas një deklarate ku lideri i atëhershëm Nevzat Halili në një intervistë për të përditshmen « Nova Makedonija » pat deklaruar se PPD është parti shqiptare (përkundër platformës politike !) e jo thjeshtë qytetare. Gjë që është plotësisht e vërtetë.

Shikuar në retrospektivë PPD ka patur një platformë avangarde politike që sot e kësaj dite rrallë parti politike shqiptare e ka kurse Grupi i saj parlamentar mbahet mend si një grup deputetësh me kohezion veprimi, aftësi të larta të kapaciteteve politike e profesionale dhe me taban kombëtar i cili me dinjitet të lartë i ka përfaqsuar interesat kombëtare shqiptare në parlamentin shumëpartiak të asaj kohe.

Në lidhje me këtë, presidenti legjendar i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova do të shprehet: “… Të mos harrojmë se. pa marrur parasyshë vështirësitë që pati, Grupi parlamentar shqiptar gjartë kësaj periudhe ka arritur  mjaft, e ka afirmuar çështjen edhe në institucionet ndërkombëtare,, edhe në institucionet e asaj republike, edhe në institucionet shqiptare në përgjithësi edhe në jetën politike shqiptare… ».

Grupi parlamentar shqiptar në atë kohë ka qenë zëdhënës I këkresave të shqiptarëve në Maqedoni në Këshillin e Evropës dhe Unionin Interparlamentar por edhe zëdhënëse e kërkesave të Kosovës në ato organizma. Dokuementet themelore për kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me politikanët dhe politologët kosovarë si Esta Stavileci, Zejnulla Gruda, Fehmi Agani , Flaka Surroi etj. Shkupi në atë kohë ka qenë dritarja e vetme prej nga presidenti Rugova dhe të tjerët shikonin drejt Evropës.

Rolin historik I Grupit parlamentar shqiptar duhet shikuar nga kjo prizmë:

Ai është grupi I pare dhe I vetëm deri më tani I deputetëve shqiptarë I përbërë prej dy partive politike shqiptare asaj të PPD-së dhe PDP-së,

Është grupi i vetëm që deri më tani në Kuvendin e Maqedonisë dhe në organizatat regjionale e ndërkombëtare ka vepruar me platformë të vetme dhe të njejtë politike pa marrur parasyshë faktin se platforma politike e Partisë Demokratike Popullore në vehte ishte më radikale dhe disa dokumente  të saja flisnin edhe për vetëvendosjen e popullit shqiptar në Maqedoni

Është grupi I pare dhe I vetëm deri më tani I cili reflektonte unitetin e vërtet politik midis partive politike shqiptare në Maqedoni sado që elektorat të vogël kishte PDP.

Është grupi I pare dhe I vetëm që pati platformë konzistente politike kombëtare dhe çështjet politike nuk I mbylli por I la të hapura: nuk votoi kushtetutën, thirri për bojkot të regjistrimit të popullatës, bërë aktivtete për mosnjohjen ndërkombëtare të Maqedonisë pa përmbushjen e të drejtave kombëtare, organizoi Referendumin për Autonominë politike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, e thirri elektoratin shqiptarë të mos del në Referendum për pavarësimin e Maqedonisë, nuk votoi linjën e demarkacionit Maqedoni-Kosovë, I bëri rezistencë të fuqishme ndryshimit ë preambulës së MO-së të inicuar nga udhëheqsit e UÇK-së.

“Nisur nga kjo edhe PPD-ja nuk shpejtoi të merrte hapa të nxituar politikë dhe ndoqi politikën e ngadalësimit të forcimit të Maqedonisë deri sa të qartësoheshin punët në gjeopolitikën ballkanike(mosvotimi I Kushtetutës, mosdalja në referendum,memorandumet për mospranimin e Maqedonisë etj.)” shkruan  Reuter, J., në “ Policy and economy in Macedonia” në përmbledhjen “The New Macedonian Question” të historianit të mirënjohur për çështjen shqiptare James Pettifer.

Loading...