Me golat e Agueros dhe Sane, Manchester City me meritë triumfoi prej 2-1 në derbin e javës së 21-të kundër Liverpoolit, duke iu afruar të kuqve në katër pikë. Sipas trajnerit Pep Guardiola, kampionati në Angli ka kohë që nuk ka qenë më interesant.

“Nuk e mbajë në mend se ndonjëherë ka qenë më së vështiri. Ka skuadra shumë të mira si United, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal. Kjo është fitore e shkëlqyeshme për Premierligën, megjithatë jam se Kloop nuk do të pajtohet më këtë”, tha Guardiola, trajner i Cityt.