Ministri i Shëndetësisë në Turqi Mehmet Muezzinoglu nëpërmjet zëdhënësit për media e ka mohuar lajmin që Fetullah Gylen ka tentuar të helmojë ish kryeministrin dhe presidentin aktual Erdogan.

Zëdhënësi në një deklaratë sqaroi që përgjigjia e pyetjes së gazetarit së gazetës Bugyn ishte që Gyleni ka tentuar të ndjekë nga afër jetën personale të Erdoganit por nuk asnjë moment nuk u përmënd shprehja “helmim”, shkruan gazeta Turke Mejdan.

Gjithashtu gazeta Bugyn është pjesë e grupit mediatik IPEK që u mor me forcë nga qeveria vitin e kaluar dhe tashmë pothuajse e gjithë administrata dhe gazetarët janë ndryshuar.