Komisioneri për Zgjerim i bashkimit Europian, Johannes Hahn, në debatin e Parlamentit Europian para votimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me Kosovën, ka thënë se Kjo marrëveshje duhet ta fuqizojë bashkëpunimin rajonal, e po ashtu ka thënë se Kosova është e përkushtuar në arritjen  stabilitetit dhe përmirësimin e raporteve me Serbinë.

Hahn ka thënë se kusht bazik i marrëveshjes, është vazhdimi i dialogut me Serbinë, kështu që ky është një obligim ligjor, shkruan Tanjug.

“Është e domosdoshme për Kosovën që t’i implementojë marrëveshjet që janë arritur Serbinë, e të punojë në drejtim të arritjes së marrëveshjeve të tjera, që siç kemi parë gjatë muajve të fundit kanë të bëjnë me vendime të vështira dhe kanë nevojë për kompromise”, ka thënë Hahn.

Parlamenti evropian sot do të votojë në miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit që u arrit në tetor të vitit të kaluar.