Katër ukrainas, një moldav, kazak dhe amerikan janë grupi ndërkombëtarë kriminal që ka arritur të vjedh arkat e qytetarëve në bankat Sparkasse dhe Banka Qendrore Kooperative në Shkup, informon INA.

Ata në mënyrë të organizuar kanë mbërritur në vend dhe përmes identiteteve të rrejshme kanë regjistruar arkat e tyre në këto dy banka, që më pas pa praninë e zyrtarëve të bankave, ata kanë arritur që të regjistrojnë kodet e arkave të tjera dhe më pas të kryejnë grabitjet, duke marrë gjësende me vlerë.

Pas një viti e gjysmë, gjashtë qytetarë janë ankuar në këto banka se po i mungonin gjësende me vlerë si para, ari, stoli ari dhe gjësende të tjera me vlerë. Prokuroria Publike theksoi se ka nisur me hetimin e rastit dhe nuk ka asnjë gjurmë për grupin ndërkombëtarë.

Derisa në media është theksuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Lituani dhe dy të tjerë në Taxhikistan. Ky grup ka grabitur edhe në shtete tjera. Prokuroria dhe bankat kanë thënë se grupi nuk ka pasur bashkëpunim me punonjësit e bankave. Grabitësit kanë shfrytëzuar diskrecionin që i ofron banka dhe se ata në këtë mënyrë kanë arritur që të kryejnë misionin e tyre. (INA)

Loading...