Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar sot pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Haradinaj pas një vizite që i bëri një kompanie vendore tha se si Kosovë kanë shkëputur komunikimin me UNMIK-un.

“Ata i shkruajnë këto letra i qojnë atje. Nuk mendoj se është reflektim i së vërtetës për tensionet Kosovë-Serbi”, u shpreh kryeministri.

Haradinaj tha se derisa të mos ketë njohje nga Serbia do të ketë tensione, raporton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka folur edhe rreth deklaratave për “korrigjim të lehtë të kufijve”, të presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Sipas tij, Kosova është e gatshme për një marrëveshje obligative ligjore gjithëpërfshirëse që i rregullon krejt temat, por jo një marrëveshje që për objekt ka territorin e kufijtë.

“Dialogu mirë ish kanë me fillu nesër, jemi për dialog pa kushte”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, është i pakuptimtë pozicioni i Beogradit për kushte, sepse kjo sipas tij nënkupton që ata s’po duan dialog.

“Veprimet që i kemi marrë në Kosovë janë punë të shtëpisë… Të gjitha veprimet që i kemi marrë në Kosovë janë detyra ligjore që i merr çdo vend”, u shpreh kryeministri i vendit.

Loading...