Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të gjithë pa dallime pozitë e opozitë të bëhen bashkë për pastrimin e vendit.

Haradinaj në konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizuar nga “Let’s Do It Kosova”, pati edhe një propozim interesant për kolegët opozitar.

“Të qëndrojmë bashkë në temën për pastrimin e Kosovës, mos te ndahemi pozitë opozitë të gjithë jetojmë në Kosovë. Por p.sh opozita shkon me bë piknik në një lendinë atje, e prej bërlloku nuk ka ku me vendos qeben”.

Në kuadër të konferencës do të prezantohen të arriturat gjatë fushatës tre mujore dhe do të bëhet shpallja e komunave fituese.

Loading...